“Të gjitha rrugët të çojnë në Tiranë” - News, Lajme - Vizion Plus

2019-06-21 6

http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Nën ritmet e këngëve popullore dhe me prezencën e këngëtarëve më të kërkuar të momentit, amfiteatri i Tiranës, u kthye në një skenë të jashtëzakonshme, ku publiku këndoi e kërceu për rreth dy orë.Për artistët të tilla evente, ku këndohen këngë popullore janë mjaft të rëndësishme.Eranda Libohova: Më kishte munguar, është hera e parë që unë këndoj në këtë teatër veror, si spektatore kam qenë shpesh herë por si këngëtare jo. Është një koncert gjithëpërfshirës, ka muzikë nga të gjitha trevat, dhe vërtetë të gjitha rrugët të çojnë në Tiranë.Remzie Osmani: Unë mendoj se kjo gje i nevojitet një vendi të tillë si Tirana, për mos harruar këngën popullore, sjellim këngën popullore nga të gjitha trevat shqiptare kudo që janë. Këtu sa here prezantohem unë kaloj shume mire dhe nuk është hera e pare që vij sikur neper dasma, mbrëmje dhe ajo që më pëlqen me shumë është që këngët e mia këndohen shumë, veç asaj edhe këngët e mia i këndojnë bashkë me mua, sidomos rinia.Këngëtarja dhe producentja e këtij festivali Rovena Dilo, shprehet se ky koncert nuk do të jetë i fundit e se te tilla organizime janë të veçanta për të krijuar lidhjen unike mes këngëtarit dhe publikut.Rovena Dilo: Sigurisht që do ta vazhdojmë, nuk mund të them një datë të sigurt, tani për tan i jo por kemi diçka kështu në mëndje. Por është mirë që kjo traditë e koncerteve, unë shoh sa të gëzuar janë këngëtarët, Të gjithë e duan këtë lloj koncerti sepse gjerat private dasmat, fejesat janë gjera të vogla që nuk të japin entuziazmin e kësaj gjëje. Pra artisti e kërkon publikun dhe une them që publiku shqiptarë duhet të fillojë të mësohet me artistin në këtë lloj formatesh.Por publiku entuziast shijoi çdo moment të koncertit.Në skenë u ngjitën tetë këngëtarë, të mirënjohur, që kënduan këngë të repertori të tyre, por jo vetëm.