Debat për 5 postet kyçe të Unionit, liderët nuk gjejnë kompromisin - Lajme - Vizion Plus

2019-06-21 0

http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Udhëheqësit e 28 vendeve anëtare të Bashkimit Europian do të diskutojnë në ditën e dytë të samitit në Bruksel për 5 postet kyçe të unionit.Në orët e para të mëngjesit të kësaj të premteje, ata nuk arritën të bien dakord se kush do t?i marrë këto poste, pasi asnjë nga kandidatët e mundshëm nuk ka mbështetjen e shumicës.Për këtë arsye, presidenti i Këshillit Europian Donald Tusk, njoftoi se do të planifikojë mbajtjen e një samiti të jashtëzakonshëm në 30 qershor."Këshilli Evropian zhvilloi një diskutim të gjatë për nominimet duke marrë parasysh konsultimet dhe deklaratat e bëra brenda Parlamentit Evropian. Asnjë kandidat nuk ka shumicën e votave. Këshilli Evropian u pajtua se duhet të ketë një paketë që pasqyron diversitetin e BE. Ne do të takohemi sërish në 30 qershor?Ndërsa presidenti në ikje i Komisionit Europian, Evropian Jean-Claude Juncker, tha se ndihet i kënaqur për faktin se nuk është e lehtë që dikush ta zëvendësojë atë. Përtej shakasë, Junker këmbënguli se një kandidat i ri duhet me patjetër të zgjidhet deri në fund të qershorit.Liderët e 28 vendeve anëtare nuk arritën të propozonin një kandilat që do të merrte mbështetjen e unionit, duke thelluar edhe më tej mosmarrëveshjet mes tyre.Macron vazhdimisht ka bërë të qartë se nuk do ta mbështesë kandidatin e qendrës së djathtë Manfred Veber, nje favorit i kancelares Merkel.5 postet kyçe të BE-së, presidenti i Komisionit Evropian, i Këshillit Europian, Bankës Qendrore Evropiane, Parlamentit Europian dhe posti i shefit të politikës së jashtme, duhet të plotësohen para 2 korrikut, kur Parlamenti i Ri të fillojë punën në Strasburg.

Free Traffic Exchange