#rtvora
Kryeministri Edi Rama në një takim me banorët në Njësisë Administrative nr.6, në Tiranë ka folur sërish për Metën.
Rama e cilësoi presidentin si një personazh kompleks që ka bërë gjëra të mira dhe të gabuara. Por vendimin për ç'dekretimin e zgjedhjeve të Metës e konsideroi si një gabim fatal.
Edi Rama: "Është personazh kompleks, ka bërë gjëra të mira. Ka bërë gjëra të gabuara nuk kemi çfarë i bëjmë. E bëri për të nxitur dhunën padiskutim edhe ka gjithë këto ditë që nuk ka thënë një fjalë kundër dhunës. Përkundrazi. Dhe ishte fatale për të. Gabim fatal për të nuk e bën kurrë një president republike një gjë të tillë. Kurrë. Në asnjë aspekt. Sepse është si hëna, që rrotullohet herë është e plotë, herë e qorruar komplet."
Rama u shpreh se kjo që po bën opozita është kundërvënie ndaj popullit dhe ndaj Shqipërisë.
Ai u shpreh se zgjedhjet vendore janë vetëm një sebep dhe gjithçka po bëhet për reformën në drejtësi.
Edi Rama: "Kjo që po bëhet është kundërvënie ndaj popullit, ndaj Shqipërisë. Ata e dinë shumë mirë se kush është arsyeja, e dinë shumë shumë mirë sepse kanë qenë që në sekondën e parë mbështetësit më të mëdhenj të reformës në drejtësi. Është e gjitha për drejtësinë. Zgjedhjet vendore janë një sebep. E gjitha është për drejtësinë.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/rama-meten-beri-gabim-fatal-eshte-me-hene
Follow Ora News
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz