Ndërron jetë një grua e moshuar në plazh në Vlorë. Pushuesja 71-vjeçe me inicialet L. R. ka pësuar arrest kardiak sapo ka hyrë mëngjesin e sotëm në det te zona e njohur si plazhi i ri. Ajo ishte nën shoqërinë e bashkëshortit të saj. Edhe pse ndihma e parë iu dha me shpejtësi, pushuesja nuk ka mundur që të mbijetojë.
Ndërkohë të ndodhur në këtë plazh publik pushuesit apelojnë domosdoshmërinë e vrojtuesit, i cili mungon dhe kulla e vrojtuesit është bosh. Gruaja që ndërroi jetë sot është viktima e tretë që shënohet këtë sezon turistik,pasi në 17 qershor sërish një 70-vjeçare u gjet e pajetë te plazhi i vjetër në Vlorë po si pasojë e arrestit kardiak, ndërsa në datë 11 po të këtij muaji humbi jetën po një 70-vjeçar nga Kosova në Durrës për këto shkaqe.