Report TV -24-vjeçari me 180k/h rrugës së TEG-ut

2019-06-21 0

TIRANË- Një 24 vjeçar është gjobitur nga policia rrugore, pasi është pikasur nga radarët teksa lëviste në hyrje të Tiranës duke drejtuar mjetin me 180 km në orë.

"Rrezik potencial për jetën e vet dhe përdoruesve të tjerë të rrugës. Guxim dhe eufori moshe, por adrenaline për të shkruar drejt aksidentit, për të luajtur me jetën", shkruan në njoftimin e saj policia rrugore.

Nisur nga kjo situatë, policia rrugore ka njoftuar se ka shtuar kontrollet në hyrje- dalje të qyteteve dhe në rrugët ndërqytetëse, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore. Janë marrë masa shtesë me monitorim të trafikut me radare, kamera sigurie, punonjës policie civilë të pajisur me mjetet e nevojshme të kontrollit të trafikut si dhe patrulla shtesë në të gjitha akset rrugore.

Ajo u ka bërë thirrje drejtuesve të mjeteve, të motoçikletave si dhe këmbësoreve për të respektuar shenjat e qarkullimit rrugor, për të parandaluar aksidente që mund të kenë një fund tragjik.