#rtvora
Kryeministri Edi Rama në një takim elektoral me banorët e Vaut të Dejës u shpreh situata në të cilën ndodhet Shqipëria sot, është e ngjashme vetëm me atë të Afganiztanit, ku talebanët kërcënojnë popullin avgan që të mos guxojë të shkojë në zgjedhje.
Rama tha se atje talebanët, njësoj sikurse edhe në Shqipëri sulmojnë lart e poshtë për të mbjellë frikë dhe të imponojnë ligjin e xhunglës.
Edi Rama: Kanë çfarë zgjedhin, jo se ne ja kemi hequr këtë mundësi. As sepse ndonjë fatkeqsi natyrore larg qoftë ja ka hequr këtë mundësi, por sepse udhëheqja e Partisë Demokratike ka vendosur të kapitullojë para sesa të fillojë beteja zgjedhore. Ka pranuar se nuk fiton dot zgjedhje me ne. Është larguar jo më për të ardhur tek ju për të shkuar tek njerëzit dhe për të nxjerrë kandidaturat, programet, idet, por për të dalë rrugëve dhe për të penguar njerëzit që të zgjedhin.
Dhe fatkeqësisht sot që flasim kjo gjë ndodh në dy vende të globit në Shqipëri me PD-në dhe në Afganistan me talebanë. Talebanët aktualisht janë të angazhuar në një ofensivë kundër zgjedhjeve.
Kërcënojnë popullin avgan që të mos guxojë të shkojë në zgjedhje. Sulmojnë lart e poshtë për të mbjellë frikë dhe duan të imponojnë ligjin e xhunglës.
Kjo ndodh njëkohësisht si me talebanët, në Shqipëri, ndërkohë se ne kemi bërë gjithçka për çeljen e negociatave. Ka marrë rekomandidmin pa kushte të KE dhe pret që liderët e BE-së të thonë ok fillojmë bisedimet për anëtarësimin e Shqipërisë në këtë familje të madhe.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/rama-shqiperia-si-afganistani-talebanet-duan-te-imponojne-ligjin-e-xhungles
Follow Ora News
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz