Kreu i qeverisë Edi Rama deklaroi se kriza e sotme krijohet për interes të Metës, Bashës, Berishës dhe Kryemadhit, ndërkohë që pjesa tjetër e pësojnë për llogari të tyre, duke sjellë në vëmendje edhe ndalimin e ish-deputetit të PD Bardh Spahia, mbrëmjen e djeshme
"Sali Berisha, Ilir Meta, Basha dhe fallxhorja kanë marrë përsipër të ringjallin Haxhi Qamilin e vitit të mbrapshtë. Këtu ka njerëz në moshën e mjaftueshme për të kujtuar se çfarë ndodhte në 1991 kur lindi PD, enveristët që nuk shikonin që bota ishte përmbysur bënin grupe. Këta tjerët ju dilnin rrugëve përpara dhe bënin antimitingje. Aq sa arritën ata ta pengonin PD atëhere aq do arrijnë këta sot të pengojnë PS. Ata tjerët janë si puna atij që u nis për në emision dhe përfundoi në komisariat, nuk kuptojnë fare se çfarë ndodh në këtë vend. Këtë të katërt luajtën mendsh edhe ndërkombëtarët. Nuk duan atë drejtësi që do pastrojë Shqipërinë nga krimi dhe korrupsioni", tha Rama.