Rudina - “Ethet e Mbremjes se Matures” - Joni Peçi jep sugjerime per feste! (20 qershor 2019)

2019-06-21 2

www.tvklan.al Emision info-argetues nga Rudina Magjistari ne KLANHD & TVKLAN; Mbrëmja e Maturës është një event që mbahet mend gjithë jetën. Pas përfundimit të etheve të provimeve, të rinjtë festojnë ditën e tyre të fundit së bashku pasi aty rrugët e tyre ndahen. Maturantët e shohin mbrëmjen si më të rëndësishmen e 18 viteve, ndaj kujdesen që çdo gjë të jetë e organizuar në mënyrë të përsosur.

Veshja është elementi më i rëndësishëm i mbrëmjes, pasi të gjithë duan të jenë të kuruar. Kjo traditë në Shqipëri zë fill përtej viteve ?90, kur maturantët organizonin një mbrëmje të thjeshtë vallëzimi për të festuar mbylljen e një kapitulli të rëndësishëm. Vitet e fundit matura ka marrë shumë elemente moderne, pasi përgatitjet fillojnë muaj përpara. Për të folur lidhur me këtë temë dhe për të dhënë sugjerimet e tij, ishte i ftuar në emisionin ?Rudina? në Tv Klan stilisti Joni Peçi.

?Unë kam qenë në Mbrëmjen e Maturës që ne kemi organizuar, por asokohe ne nuk kishim mundësitë që kanë të rinjtë e sotëm. Sot ka shumë mundësi zgjedhje, ka plot dyqane dhe stilistë që plotësojnë dëshirat në mënyrë që edhe të rinjtë të shkojnë të realizuar në mënyrën më perfekte në mbrëmje. Këtë sezon xixat sugjerohen në veshjet e mbrëmjeve të maturës sepse i bëjnë me glamur dhe që të ndriçojnë më shumë. Në mbrëmjen e maturës këshillohet që meshkujt të kenë patjetër kollare ose papion. Ndërkohë për vajzat është e rëndësishme që veshja të jetë e gjatë, jo shumë e fryrë dhe jo të bezdisshme siç janë fustanet shumë të fryra. Nuk ka një ngjyrë specifike këtë vit, por ngjyrat lejla, nude, gold, e bardha janë shumë të preferuara. Çuditërisht këtë vit është zbehur ngjyra e zezë, të rinjtë kërkojnë ngjyra më festive. Në mbrëmjet e maturës fustanet e shkurtra do t?i sugjeroja si fustane të dyta?, tha Peçi.