Atentat në Durrës Plarent Dervishajt dhe mikut të tij, breshëri kallashnikovi ndaj Range Rover

2019-06-21 3

Një atentat ka tronditur Durrësin rreth orës 13:20 të kësaj të enjte, ku të plagosur mbetën Plarent Dervishaj dhe Julian Mecaj, të cilët u qëlluan me breshëri kallashnikovi teksa udhëtonin me një Range Rover.

Plarent Dervishaj 47 vjeç ka marrë një plumb në këmbë dhe është jashtë rrezikut për jetën ndërsa Mecaj, 36 vjeç tre plumba dhe ndodhen të dy nën kujdesin e mjekëve.

Ende nuk janë zbuluar autorët e këtij atentati, të cilët dyshohet se i janë vënë në ndekje me dy makina Range Roverit, derisa kanë qëlluar pranë mblikalimit të Shkozetit.Pas atentatit Range Rover është ndalur në hyrje të Durrësit në zonën e njohur si ish-Këneta. Pas ngjarjes policia gjeti të djegur një automjet që dyshohet të jetë përdorur nga autorët.

Nga pjesa e përparme automjeti me targë AA 005 MJ është bërë shoh nga plumbat në pjesën e xhamit, ndërsa dyshohet se Mecaj e Dervishaj kanë qenë në sediljet e para.

Grupi hetimor ka ngritur disa pista hetimi, ndërsa janë sekuestruar edhe disa kamera sigurie, pasi pranë vendit ku iu bë atentati Plarent Dervishatj dhe mikut të tij, Julian Meçajt, ishte një biznes. Gjithashtu pritet se me përmirësimin e gjendjes shëndetësore të dy të plagosurve të merret edhe dëshmia e tyre. Nëse ata i kanë parë autorët do të ndihmonte policinë për kapjen e tyre. Deri më tani policia e Durrësit ka shoqëruar mbi 10 persona si dëshmitar okular por ende nuk ka një të dyshuar për atentatin. Nga ana tjetër vetë policia ka ngritur disa postblloqe në hyrjet dhe daljet e Durrësit për të bërë të mundur kapjen e autorëve.

Plarent Dervishaj ka lënë qelitë në vitin 2017 pas vendimit të Gjykatës së Lartë ndërsa prej vitesh ai ka qenë ndër më të kërkuarit në Interpol. Dervishaj ka qenë i dënuar me burg përjetë në mungesë për vrasjen e Arsel Sotiri, Ilir Nelaj, Agim Rexhepi, Dritan Sallaku dhe Dritan Disha por ky dënim u rrëzua në Gjykatën e Lartë dhe rigjykimi në Apelin e Krimeve të Rënda i dha atij pafajësi.

Nga ajo kohë Plarent Dervishaj është në liri ndërsa sot ka rënë pre e një atentati me armë zjarri duke marrë një plumb në këmbë. Sipas informacioneve të siguruara nga Shqiptarja.com, Julian Meçaj është i akuzuar për disa vepra penale por drejtësia nuk ka pasur prova që të dënojë.

Free Traffic Exchange