Kontributi 60-vjeçar i kineastit Piro Milkani është vlerësuar me çmimin ?Falënderim njeriut të zotë? në Çeki. Ministri i Jashtëm çek, Tomas Petricek, i ka dorëzuar këtë çmim regjisorit shqiptar, i cili lidhjet e tij me këtë vend i ka të kahershme. Në vitet ?60 ai ka studiuar për regji, e më pas do të rikthehej sërish për të qenë ambasador i Shqipërisë në Çeki, kontribut ky që nuk do të ndalej me kaq. Në vitin 2002 Milkani realizon të parin film, prodhim shqiptaro-çek, ?Trishtimi zonjës Shnajder?. Për kamerën e ?Report Tv?, regjisori rrëfen mbresat pas këtij vlerësimi.
Zoti Milkani, jemi këtu pas vlerësimit në Çeki, me çmimin ?Falënderim njeriut të zot?. Një çmim, që u jepet personaliteteve që kontribuojnë në emër të Republikës Çeke. Çfarë mund të na thoni për këtë vlerësim, që ju është bërë?
Natyrisht që vlerësimi moral është më i rëndësishëm, se ai material. Kur vlerësohesh me diçka të tillë, je më i pasur se ata që kanë para. Unë në jetën time 60-vjeçare në kinematografi, kam marrë vlerësime, kritika edhe çmime të ndryshme. Vlera e këtij çmimi të rrallë, të veçantë, është që vjen nga një vend tjetër, nga një vend që unë e quaj atdheun tim të dytë, se natyrisht, që Shqipërinë nuk e ndërroj me asgjë tjetër. Çmimi ?Falënderim njeriut të zotë? është krijuar në vitin 1997. Çdo vit Ministria e Punëve të Jashtme vlerëson personalitete, që jetojnë jashtë Çekisë, jo brenda. Janë njerëz që jetojnë në diasporë, por që kanë bërë shumë për këtë vend.