Bashkia nuk jep leje per mitingun e Rames

2019-06-21 0

Bashkia e Shkodrës refuzon të japë leje për mitingun e Kryeministrit Rama këtë të enjte në qytetin verior. Përmes dy shkresave drejtuar degës së Partisë Socialiste dhe Policisë së këtij qyteti, Kryebashkiakja Voltana Ademi thotë se këtë vendim e mbështetet në zbatim të dekretit të Presidentit të Republikës për anulimin e zgjedhjeve të 30 Qershorit dhe në kuadër të mbarëvajtjes së sezonit turistik.

?Çdo aktivitet politik elektoral që mund të zhvillohet në sheshet publike të hapura në qytetin e Shkodrës, konsiderohet i paligjshëm dhe për rrjedhojë Bashkia Shkodër nuk miraton leje për asnjë subjekt politik.?

Por Kryeministri konfirmoi nga parlamenti se do ta zhvillojë mitingun në Shkodër duke folur për skenare të ngjashëm me atë të 2 Prillit

?Sot rishfaqet në grahmat e asaj partie që ka humbur busullën dhe rrogëtaret në nivelin vendorë po i përdor njësoj siç i përdorte në atë kohë Partia e Vjetër e Punës, disa falanga njerëzish pa të ardhme. Për herë të parë që nga viti 1991, rishfaqet fenomeni i dëshpëruar në shëmtinë e vet i një anti-mitingashe. Janë në shkelje të ligjeve. Mbase plani është për të bërë një 2 Prill tjetër sot pasdite, pasi historia ka ndryshuar se asgjë nuk ka ndryshuar në vizion, qasje dhe metodë në kokën e atij që është lideri suprem i PD-së. Ai që është në zyrën e Presidentit po i hedh benzinë zjarrit?

Prej disa ditësh në qytetin verior të Shkodrës janë shënuar përplasje mes Policisë Bashkiake dhe asaj të rendit në KZAZ-në e këtij qyteti, ku drejtuesit e djathtë kanë kërkuar lirimin e ambienteve në pronësi të pushtetit lokal, pas anulimit të zgjedhjeve vendore nga kreu i shtetit.