RTV Ora - Banorët e Kodërvilës sërish në protestë për ndërtimin e pallateve, i bashkohet PD-ja

2019-06-21 0

#rtvora
Protestës së banorëve të Kodërvilës që kërkojnë pezullimin e një kompleksi banimi me katër pallate 5 katësh i janë bashkuar edhe krerët e Partisë Demokratike në Durrës. Kryetari i degës së PD në Durrës, Ferdinand Xhaferri hodhi akuza ndaj kreut të bashkisë, Vangjush Dako dhe zyrtarëve të tjerë të bashkisë për dhënien e lejes së ndërtimit në këtë zonë.

Ferdinand Xhaferri: "Kjo leje ndërtimi e dhënë këtu ka probleme shumë të rënda gjeologjike dhe mjedisore. Ky është degradim në çdo aspekt."

Për disa momente Xhaferri dhe krerët e degës së PD u konfliktuan edhe me pronarët e truallit, të cilët i kërkuan që të mos hyjë në pronë private.

Banorët e zonës së Kodërvilës thanë se do vijojnë me protestat në ditët në vijim.

Banorët: "Kodërvila njihet për sizmologjinë, dihet se kjo pronë ka probleme përsa i përket pjesës gjeologjike dhe këto janë të shprehura kryesisht në pjesën e oponencës teknike."

Në zonën e Kodërvilës, e cila konsiderohet mushkëria e qytetit, po ndërtohen katër pallate nga pesë kate secili.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/banoret-e-koderviles-serish-ne-proteste-ndertimin-e-pallateve-i-bashkohet-pd-ja

Follow Ora News


Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz