Report TV - Dosjet '339' e '184', Marku: Momenti për t'u zgjidhur, përgjimet mjet për kërkim prove

2019-06-21 0

Ditën e sotme në Kuvend ka qenë e pranishme Kryeprokuroria, Arta Marku, e cila ka paraqitur ?Raportin e Prokurorit të Përgjithshëm mbi gjendjen e kriminalitetit për vitin 2018?.

Pas prezantimit të raportit të organit të Akuzës për vitin 2018, prokurorja e Përgjithshme, Arta Marku, iu është përgjigjur pyetjeve të ngritura nga disa deputetë të Kuvendit. Mes të tjerash, kryeprokurorja Marku është pyetur dhe për dy dosjet e bujshme ?339? dhe ?184?. Lidhur me këto dy dosje, Marku ka deklaruar në Kuvend se iu ka kërkuar prokurorëve të dosjeve të nxjerrin sa më shpejt konkluzionet dhe të dërgojnë çështjet në gjykatë.

?Dosjet 339 dhe 184 kanë hyrë në historinë ë drejtësisë dhe politikës shqiptare. Janë regjistruar më 2016 të dyja, të vetmet veprime deri në fund të 2018 ishin përgjimet, ka pas vetë transkripte. Në fund të 2017 u përcaktuan prokurorë të tjerë, për 339 dhe një oficeri policisë gjyqësore. Kjo dosje kur u morë nga prokurorët e tjerë u transkriptuan të gjitha CD, janë dërguar për gjykim shumë persona. Këto çështje duhen zgjidhur, ka ardhur momenti. Prokurorët tani duhet të dalin në konkluzione. Ju kam kërkuar në çdo takim, që t?iu japin zgjidhje këtyre çështjeve. Për nxjerrjen e sekretit po hetohet nga Prokuroria e Krimeve të Rënda. Nisja e çështjes nuk është bërë pse dolën sekretet, por se nxjerrja e sekretit nga prokurorët përbën vepër penale dhe nuk mund të anashkalohet. Prokurorët duhet të dalin në konkluzione dhe t?i drejtohen gjykatës?, ka thënë Marku.