#rtvora
Mazhoranca i është përgjigjur protestave të opozitës me vazhdimin e takimeve në zona ku ka kërkuar pjesëmarrje masive në votimet e 30 qershorit. Në Vlorë, Damian Gjiknuri thekson se zgjedhje do të ketë ndaj dhe kërkoi mbështetje për kandidatin e PS.
Edhe pse opozita ka vazhduar me protestat kundër zhvillimit të zgjedhjeve të 30 qershorit, mazhoranca vijon prezantimin e projekteve të kandidatëve për kryetar të bashkive.
Në Orikum dhe në rajonin 4 të Vlorës, drejtuesi i PS në Qarkun e Vlorës, Damian Gjiknuri dhe Dritan Leli prezantuan projektet për katër vitet e ardhshme. Kandidati për kryetar bashkie u ndal tek investimet e planifikuara.
Dritan Leli :- ?Në Orikum fillojmë nga vjeshta projektin 4.5 milion euro të investimit dhe të garantimit të furnizimit me ujë 24 orë të të gjithë bashkisë së Orikumit.
Landfilli që është një investim rreth 25 milion euro do të zgjidhë përfundimisht problemin e plehrave në të gjithë territorin e bashkisë së Vlorës. Projekti që kemi realizuar bashkë me Fondin Shqiptar të Zhvillimit dhe që do të fillojë të financohet së shpejti nga zona e tunelit deri në 3 kilometrat e para në drejtim të Radhimës. Do të vazhdojë me dy bypass-e të tjera nga 3 kilometra secili në rrugën nga Radhima deri në Orikum për të lënë të qetë zonën turistike?,
Ndërkaq, Gjiknuri garantoi se investimet do të vazhdojnë jo vetëm në Vlorë por edhe në Orikum. Jashtë vëmendjes së tij nuk mbeti as situata politike.
Damian Gjiknuri :-? Edhe aty ku nuk bëhen, zgjedhjet do të bëhen se pa zgjedhje nuk do ti lemë bashkitë. Do të shkojmë përditë, do të takojmë njerëz, do të bindim njerëzit pse duhet të votosh për ne.
Patjetër strukturat e partisë i kemi të tilla që thonë ?po ne presim të marrim kaq vota? dhe këtu nuk ka asgjë të keqe. Investimet do të vazhdojnë, jo vetëm në Vlorë por në të gjithë Orikumin?.
Në diskutime me socialistët u kërkua pjesëmarrje e lartë në zgjedhjet e 30 qershorit duke e konsideruar nul dekretin e presidentit.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/damian-gjiknuri-investimet-do-te-vazhdojne-jo-vetem-ne-vlore-por-ne-te-gjithe-orikumin
Follow Ora News
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz