Qofte me thjerrza
Përbërësit:
200 gr thjerrza
1 degë selino
1 karrote
2 patate të vogla
½ thelbi hudhër
3 lgj parmixhan i grirë
½ tufë majdanoz
kripë+ piper i zi
2-3 lgj bukë e thekur
3 kokërr vezë
60 gr galetë
Përgatitja:
Shpëlajmë thjerrëzat me ujë të ftohtë dhe i vendosim në tenxhere. Shtojmë në të 1 degë selino, 1 karrotë, 2 patate të vogla dhe gjysmë thelbi hudhër. Shtojmë ujë në temperaturë ambienti dhe i vendosim për të zier për 25 minuta në temperaturë mesatare. Pasi të ketë zier, i lëmë të ftohen dhe I kullojmë. Nëse ka ujë dhe pasi ti kullojmë, i vendosim në grirësen e qepës dhe i kthejmë thjerrzat, patatet, selinonë, karrotat e hudhrën në pure.
Shtojmë tek pureja 70 gr djath të integruar parmixhan ose grana padana, kripë, piper të zi, 2-5 lugë gjelle bukë të thatë të thërrmuar, 1 vezë dhe i përziejmë përsëri në mixerin e qepës deri sa të formohet një masë brumi. Lyejmë duart me vaj dhe formojmë qofte sa një arrë e madhe ose në madhësinë që dëshironi.
Rrahim 2 kokrra vezë në një pjatë dhe në një pjatë tjetër vendosim peksimadhe. Vendosim vajin për tu ngrohur dhe fillimisht kalojmë qoftet në vezë, e më pas i rrotullojmë në peksimadhe dhe i skuqim për 3 minuta duke i rrotulluar nga të gjitha anët. Pasi të skuqen i shërbejmë me sallatën që dëshironi.