#rtvora
Mbështetës të PD-së dhe ish deputetë kanë qëndruar disa orë para ambienteve të drejtorisë së policisë së Tiranës ku ndodhet i ndaluar ish-deputeti Bardh Spahia.
Në mbështetje ka qenë edhe kryetarja e bashkisë së Shkodrës Voltana Ademi.
Voltana Ademi: "Sot qytetarët e Shkodrës, njerëzit e ndershëm i kanë hapur luftë kryemafiozit Edi Rama dhe kupolës qeverisëse të këtij vendi. I kane hapur lufte kriminelëve që sundojnë qytetin e Shkodrës dhe Shqipërinë. Ndërkohë kjo kupolë mafioze njerëz që kanë blerë votat dhe uzurpur institucionet dhe dhunojnë vendin bëjnë moral në stacione televizive.
Ndërkohë përfaqësuesit e qytetarëve ata që protestojnë në emër të të drejtave të njeriut dhe kundër dhunuesve, arrestohen. Qytetarët e Shkodrës nuk kanë për ta lejuar kurrë këtë. Ata do të bashkohen për të parandaluar një rregjim diktatorial të mafias dhe të krimit të instalohet në Shqipëri. Njerëzit e ndershëm do të bashkohen për ti thënë stop. Kjo qeveri, këto kriminelë kurrsesi nuk mund të na mposhtin.
Bashkia Shkodër jemi në pozicionim legjitim për të jetuar dhe për të qenë të lirë në këtë vend. Qyteti i Shkodrës nuk mund të lejojë që një sistem monist të instalohet."
Deklarata u be mbrëmjen e 19 qershorit 2019.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/voltana-ademi-shkodra-i-ka-hapur-lufte-kryemafiozit-edi-rama
Follow Ora News
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz