Lironi KZAZ, mos u trembni se s'do i vëmë flakën godinës'/ Bashkia e Vaut të Dejës bën një hap pas

2019-06-21 0

Pas ultimatumit të dhënë ditën e djeshme nga Bashkia e Vaut të Dejës, disa punonjës të administratës i janë drejtuar KZAZ-së numër 6-të. Situata ishte krejtësisht ndryshe nga ajo çfarë u krijua mbrëmjen e djeshme në Shkodër, ku punonjës të Bashkisë dhe militantë të PD-së mësynë në shkollë dhe i vunë flakë, Gentjan Ndoj me grupin e tij ishin më të zprapsur. Drejtuar uniformave blu të rreshtuar në hyrje të godinë, për të shmangur një episod të ngjashëm me atë të djeshmin, Ndoj u tha se ka ardhur për të parë nëse urdhri i Bashkisë është zbatuar, teksa theksoi se qëllimi i tyre nuk është dëmtimi i godinës, pasi ajo është e tyre.

Free Traffic Exchange