12 persona janë arrestuar pas sulmit të KZAZ-së në Tropojë dhe flakës që i vendosën në Shkodër. Tre punonjës të bashkisë dhe dy militantë të PD-së janë arrestuar gjatë natës në Shkodër pas incidenteve në shkollën 'Shejnaze Juka', ku është vendosur KZAZ-ja nr.3, që u sulmua nga militantët e opozitës, të cilët i vendosën flakën godinës duke përdorur benzinë. Të arrestuarit janë Gentian Bytyqi dhe Alfred Nikolli, dy policë të bashkisë, specialisti i bujqësisë Adi Garuci dhe Aleks Ndoj me O. Th. 17 vjeç, militantë të PD-së.
Pesë personat janë arrestuar mbrëmë gjatë natës pas evidentimit të pamjeve nga ekspertët e policisë. Burime prë Report Tv bëjnë me dije se pritet që gjatë ditës së sotme mund të ketë të tjera arrestime nga policia e Shkodrës pas incidenteve të ndodhura në KZAZ-në e Shkodrës. Po për Shkodrën janë shpallur në kërkim 14 persona dhe janë proceduar 2 në gjendje të lirë. Ndërsa në Tropojë u arrestuan 7 persona, 6 janë shpallur në kërkim dhe 5 po hetohen në gjendje të lirë.