Një ditë pas sulmeve në Shkodër dhe Tropojë policia ka nisur arrestimet e përfaqësuesve dhe militantëve të PD-së dhe opozitës së bashkuar. Pas 5 të arrestuarve në Shkodër dhe 7 në Tropojë, është shoqëruar edhe ish-deputeja e PD-së në Dibër Dhurata Çupi, ndërsa 20 persona janë në kërkim. Burime për Report Tv nga policia e Shkodrës pohojnë se ish-deputeti Bardh Spahia nuk është shpallur në kërkim, sikur ishin informacionet e para.