Kolegji Zgjedhor duket se do t?i japë fund debatit mbi ligjshmërinë e mbajtjes ose jo të zgjedhjeve në 30 Qershor. Ky organ do të mblidhet të hënën e 24 Qershorit për të shqyrtuar kërkesën e Partisë Uniteti Kombëtar, për t?u çregjistruar nga gara në këto zgjedhje, pas daljes së dekretit të Presidentit të Republikës, Ilir Meta, për anulimin e zgjedhjeve më 30 Qershor.
Kjo kërkesë u rrëzua nga KQZ javën e shkuar dhe ky subjekt i drejtuar nga Idajet Beqiri dhe që është regjistruar si pjesë e koalicionit me Partinë Socialiste, e ankimoi vendimi në Kolegj.
Edhe pse Beqiraj e cilëson antikushtetuese dekretin e kreut të shtetit, ai argumenton në publikimi i tij në Fletoren Zyrtare, e bën atë të ketë fuqi ligjore. Vendimi i Kolegjit prite të ketë efekt edhe mbi ligjshmërinë e dekretit të Presidentit.
Socialistët e cilësojnë dekretin si akt administrativ, për të cilin mund të shprehet edhe Kolegji Zgjedhor. Ndërsa Presidenti thotë se atë mund ta shqyrtojë vetëm Gjykata Kushtetuese, e cila aktualisht është jashtë funksionit.
Por sipas mazhorancës, precedenti i vitit 2017, kur Gjykata Kushtetuese nuk mori në shqyrtim kërkesën e Partisë Forca Rinia që ankimonte ndryshimin e datës së zgjedhje me një javë nga Presidenti Nishani, është i vlefshëm dhe për dekretin aktual të kreut të shtetit.
Tv Klan