Zaev: E pamundur një njësi zgjedhore me lista të hapura

2019-06-21 0

Kryeministri Zoran Zaev për herë të parë ka komentuar idenë e Presidentit, Stevo Pendarovski për zvogëlimin e numrit të njësive zgjedhore dhe ndryshimin e modelit zgjedhorë në lista të hapura. Sipas tij, LSDM-ja mbështet edhe modelin e një njësie por edhe atë me shumë njësi por me lista të hapura. Zaev paralajmëron fillimin e bisedimeve për konsensus mbi ndryshimet në Kodin Zgjedhorë, me qëllim përfshirjen e të gjitha rekomandimeve të OSBE-ODIHR-së brenda tij. Çështja e ndryshimeve në Kodin Zgjedhorë u aktualizua nga Presidenti Pendarovski i cili doli në mbështetje të partive të vogla duke u thirrur në iniciativën e kamotshme. Partitë shqiptare ndaj idesë së presidentit dolën me qëndrime të ndara. Për BDI-në rendësi ka procesi zgjedhorë dhe jo njësitë, ndërsa për opozitën rëndësi ka pastrimi i listës dhe zvogëlimi i numri të njësive nga 6 në 3 njësi zgjedhore.