Basha paraqitet ne prokurori: Asnje prove ndaj meje

2019-06-21 0

Lulzim Basha nuk priti datën 20 kur dhe skadonte afati i vendosur nga prokuroria që ai të paraqitej vullnetarisht në organin e akuzës pa qenë nevoja e shoqërimit me forcë. Pasi qëndroi për rreth 30 minuta në zyrën e prokurorëve,  kreu i Partisë Demokratike tha se asnjë nga akuzat për pastrim parash dhe falsifikim lidhur me kontratat e lobimit në Shtetet e Bashkuara nuk janë provuar.



?Zyrtarisht më komunikuan se nuk ka asgjë të re që nga 25 Maji. Kjo, për një arsye të thjeshtë, sepse kjo akuzë është montuar në zyrën e Edi Ramës, për llogari të Edi Ramës. U njoha me akuzën që s?është akuzë, sepse nuk ka asnjë fakt, asnjë provë, s?ka asnjë dokument të falsifikuar në dosje, s?ka asnjë transaksion për pastrim parash, nuk ka asnjë rus të vetëm, nuk ka asgjë. Dosjen ju thashë të ma vënë në dispozicion sot, se s?e kishin gati. Nuk e kishin gati dosjen, se s?kanë dosje.?

Thirrjen në Prokurori e quan skenar të Kryeministrit për të tërhequr vëmendjen nga skandalet e fundit.

?Është montuar në zyrën e Edi Ramës për llogari të Edi Ramës.  Pra, është një akuzë e formuluar me një qëndrim, t?ju shpërqendrojnë ju dhe qytetarët nga skandalet që kanë plasur, të Bild-it, si dhe nga skandalet që do të plasin nesër nga Bild-i, që demonstrojnë se ku e ka katandisur shtetin Edi Rama. Këtu ku jemi, ka plot njerëz të frikësuar. Disa prej tyre sapo i takova, por unë nuk jam njëri prej tyre.?

Të martën Prokuroria e Tiranës i komunikoi akuzën edhe ish-Sekretarit të Përgjithshëm të PD-së, Arben Ristani, ndërsa  e njëjta procedurë pritet të ndiqet edhe me financierin e PD-së, Ilir Dervishi.

Tv Klan

Free Traffic Exchange