Report TV - Pas sulmeve ndaj KZAZ-ve reagon LSI: Qeveria po fut në konlfikt institucionet

2019-06-21 0

Lëvizja Socialiste për Integrim ka reaguar zyrtarisht mbi situatën dhe sulmet që militantët e PD e LSI kanë bërë ndaj qendrave të KZAZ në bashki të ndryshme të vendit.

Zv/kryetari i LSI, Luan Rama me anë të një deklarate për mediat ka bërë thirrje, Edi Ramës që të japë dorëheqjen pasi sipas pretendimeve të Luan Ramës ai po fut vendin në konflikt.

"Jam i detyruar te dal, për shkak të situatës së rëndë të krijuar. Është produkt i paligjshmërisë që po vepron mazhoranca dhe kryeministri i vendit. Kundërvënia e KQZ ndaj ligjit, kundërvënia e njërës polici përballë tjetrës dhe kundërvënia e qeverisë ndaj qytetarëve është shfaqja alarmante e vendit se ku e ka katandisur vendin qeveria. Qeveria e votave të blera, qeveria e presionit dhe e dhunës mbi qytetarët siç dëshmohet edhe nga përgjimet më të fundit. Marrëzia shkon edhe më tej që kur prej kryeministrit të vendit dhe gjithë të tjerët thonë çfarë ka ndodhur nuk është asgjë, ai thotë që do bëja prapë, dhe banditët poshtë tij thonë kjo është normale në një fushatë zgjedhore. Përballë një situate kriminale zgjedhjesh, natyrisht edhe produkti nuk mund të jetë i ndryshëm. Zgjedhjet me kriminelë prodhojnë qeverisje me kriminelë. Ajo çfarë duhet bërë në këtë moment është tërheqja e menjëhershme e qeverisë dhe institucioneve që zbatojnë urdhrat e saj e jo ligjin sepse zemërimi dhe revolta përballë tyre do jetë e pamëshirshëm.

Free Traffic Exchange