Report TV - Kukës, Bashkim Shehu: KZAZ të largohet nga ambientet, situata e acaruar

2019-06-21 0

Tentohet të shqyhet dera përmes një kabllo për ta lidhur me kamionçinën. Në këto situata me përplasje të forta, policia dhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë kanë hedhur gaz lotsjellës. Debate të forta ka pasur mes policisë bashkiake dhe asaj të rendit, pasi ata kanë mbërritur para KZAZ me dekretin e Metës të botuar në Fletoren zyrtare.

Në një deklaratë për mediat, kryetari i Bashkisë së Kukësit, Bashkim Shehu i bëri thirrje KZAZ-ve të largohen nga ambientet në administrim të bashkisë, pasi situata sipas tij është mjaft e acaruar dhe mund të avancojë edhe më tej.