RTV Ora - E përmbledhur/ Tensionet dhe përplasjet para KZAZ-ve në bashkitë e opozitës

2019-06-21 0

#rtvora
Përplasjet që nisën në Shkodër pasi policia dhe KQZ nuk pranuan të lironin KZAZ-të në zbatim të dekretit të presidentit për anulimin e votimeve, vazhduan këtë të mërkurën në të 26 bashkitë që kryeson opozita.

Më e rënduar u paraqit situata në Burrel ku pasi u përballën me gaz lotsjellës.

Megjithatë mbështetësit e opozitës nxorën nga KZAZ-ja dhe dogjën materialet zgjedhore.

Edhe në Kamëz u përdor gaz lotsjellës për të shpërndarë personat që hynë brenda oborrit të KZAZ-së, teksa u dëmtua edhe një polic bashkiak që u transportua në spital.

Nënkryetari i Bashkisë së Kamzës tha se janë aty në zbatim të dekretit të Presidentit për anulimin e zgjedhjeve.

Vendim Demaj: "Reagimi jonë dhe i policisë bashkiake, i mbështetur nga populli është për ta çuar dekretin e presidentit deri në fund."

Ndërkohë, në Paskuqan është raportuar për dëmtime të materialeve zgjedhore, dhe konfrontim fizik me forcat e policisë.

Në Kukës u plagos një polic bashkiak pas konfrontimeve me policinë e shtetit, ndërsa i lënduar mbeti edhe njëri prej mbështetësve të opozitës.

Edhe në Pogradec u regjistrua e njëjta situatë, ku qytetarët dhe policia bashkiake kishin edhe mbështetjen e ish-deputetëve të opozitës.

Klevis Balliu-policëve: "Ju po e shkelni sot këtu sepse ka një ç'dekretim të zgjedhjeve dhe ju keni futur materialet zgjedhore. Nuk mund të ketë zgjedhje pa dekret dhe ju e dini më mirë se unë këtë punë."

Në Mallakastër, kryetari i Bashkisë Agron Kapllanaj tha se është zaptuar prona publike me vendosjen e KZAZ-së.

Agron Kapllanaj: "Anëtarët e KZAZ-së janë spostuar në ambientet e shkollës së mesme 'Dervish Hekali' në Ballsh pa leje, pa miratimin dhe propozimin e bashkisë, pa miratimin e KQZ. Në shkelje flagrante të ligjit kanë shkuar dhe kanë zaptuar një shkollë me mendjen e tyre."

Në Delvinë shkuan e Forcat e Ndërhyrjes së shpejtë për të mbrojtur KZAZ-në. Ndërsa tensione u regjistruan në Kavajë, Skrapar, Bilisht, Gjirokastër dhe Berat.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/e-permbledhur-tensionet-dhe-perplasjet-para-kzaz-ve-ne-bashkite-e-opozites
Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz