RTV Ora - Tensionet në KZAZ, Rama përsërit: S’ka për të shkelur njeri në SHBA-BE

2019-06-21 0

#rtvora
Përplasjet e forta mes Policisë Bashkiake dhe asaj të Shtetit, nuk e kanë lëkundur kryeministrin Edi Rama nga qëndrimi për zhvillimin e zgjedhjeve më 30 Qershor.

Në takimin me banorë të kryeqytetit, ai theksoi se edhe me një kuti votimi, kandidati mund të shpallet fitues, ndërsa i akuzon bashkitë e djathta se po sillen si banda.

Edi Rama: ?Merr punonjësit e bashkive dhe shko digj shkollat?! Kjo është fundi! Duke i kthyer bashkitë në banda. Këta marrin njerëzit, i përdorin si mish për top. Po si shkojnë në burg për këta lloj vemjesh?! Edhe sikur, ta zemë, do prishësh këtu, do prishësh atje, në këto kushte, kur janë pa kundërshtarë, një kuti mjafton edhe mbaron..?

Edi Rama kërkon ndihmë nga mbështetësit e opozitës që të mos dalin më në protesta.

Edi Rama kërkon ndihmë nga mbështetësit e opozitës që të mos dalin më në protesta, përndryshe ai i paraljmëroi se do të ndëshkohen për krim zgjedhor.

Edi Rama: ?Pesë deri në 10 vjet do të ndalojmë daljen jashtë shtetit të atyre që dënohen për krime elektorale. Me Kod Penal, s?ka për të shkelur njeri në SHBA nga të gjithë këta që bëjnë këto, por edhe në BE?

Kryeministri është i bindur se opozita ka zgjedhur rrugën e protestës për shkak të frikës së reformës së drejtësisë, edhe pse e pranon që kjo situatë po ja vështirëson punën e tij në krye të qeverisë.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/perplasjet-ne-kzaz-rama-rremuje-behet-nga-frika-e-reformes-ne-drejtesi
Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Free Traffic Exchange