Report TV - Përplasje dhe tensione në Berat, pas një ore qëndresë largohen militantët e opozitës

2019-06-21 0

Tensione ditën e sotme janë shënuar edhe në Berat mes policisë dhe përfaqësuesve të opozitës, të cilët u përpoqëm të thyejnë kordonin e policisë për të hyrë brenda ambienteve të KZAZ Nr.64 që ndodhet brenda ambienteve të Pallatit të Kulturës në Berat. Në krye të protestuesve ishte i dërguari i kryesisë së PD-së për Qarkun e Beratit, Eno Bozdo. Dhjetëra simpatizantë të PD-së tentuan të hyjnë me dhunë brenda ambienteve të KZAZ-së Berat por kanë hasur qëndresën e forcave të policisë dhe FNSH-së,që kanë rrethuar KZAZ Nr 64 dhe nuk lejuan hyrjen brenda saj. Pas një ore qëndresë militantët e PD-së dhe LSI-së u larguan.