Në Bilisht gjithashtu janë shënuar incidente. Nënkryetari i bashkisë Ylli Taho,i kërkon shefit të komisariatit të lirojë ambientet e KZAZ-së 70. "Po zbatojmë dekretin e presidentit. Lironi pronën e bashkisë. Edhe policia duhet ta zbatojë. Nuk mund ta mbani godinën ju po na zaptoni pronën" tha ai.
Ndërsa shefi i komisariatit Fejzollari u shpreh se "nuk mund të hyni në objekt. Eshtë objekt i rëndësisë së vecantë. Nuk kam njoftim nga KQZ për anulimin e zgjedhjeve. Unë di që zgjedhjet do bëhen më 30 qershor, ju thoni që nuk do bëhen. Nuk keni për të hyrë".
Anëtarët e PD dhe simpatizantët po tentojnë që të hyjnë ne ambientet e KZAZ, që ndodhet në qendrën kulturore të fëmijëve. Në gatishmëri janë forcat e rendit dhe 'shqiponjat'.