Në Burrel, në KZAZ-në numër 16 që ndodhet në Pallatin e Sportit, punonjësit e policisë bashkiake dhe militantë të Partisë Demokratike kanë tentuar të mësyjnë brenda KZAZ-së. Policia e Rendit në mbrojtje të KZAZ-së brenda së cilës ka materiale zgjedhore, kanë hedhur gaz lotsjellës.
Situata është mjaft e tensionuar, ndërsa të pranishëm janë edhe efektivë të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë, të cilët kanë nisur shoqërimet e para të personave më aktivë në këto situata.
Mes tyre edhe kryetari i PD-se së Matit, Arjan Leka. Ka pasur tentativë të militantëve të PD-së për të hapur me forcë derën e KZAZ-së dhe për të shkatërruar materialet zgjedhore.