Në Shkodër janë shënuar sërish incidente mbrëmjen e sotme. Mbështetës dhe militantë të opozitës i kanë vënë zjarrin murit të godinës së shkollës "Shejnaze Juka", ku ndodhet KZAZ Nr.5 Militantët janë përplasur me forcat policore, që ndodhen aty për të ruajtur materialet zgjedhore. Mbështetësit e opozitës kërkojnë që të nxjerrin jashtë kësaj shkolle materialet zgjedhore, pas urdhrit të kryebashkiakes së Shkodrës që bazohet në dekretin e Presidentit Meta, duke kërkuar lirimin e hapësirave pas anulimit të zgjedhjeve.