RTV Ora - Burg për “grabitësin” e Rinasit, Kanaci mohon të ketë lidhje me ngjarjen

2019-06-18 2

#rtvora

Hasan Kanaci, i arrestuari i 7 për grabitjen e Rinasit ka mohuar të ketë lidhje me grabitjen e mbi 6 milionë eurove në aeroportin e Rinasit. Gjatë seancës gjyqësore ka pretenduar se shumë mbi 100 mijë euro e gjetur nga policia në banesën e tij, nuk janë të bankave që u vodhën në aeroport. Togat e zeza vendosën të lënë në burg 48-vjeçarin pasi ka dyshime të forta se mund të ketë informuar grabitësit për oraret e lëvizjes së parave.

Gjykata për Krime të Rënda ka lënë në burg Hasan Kanacin, të arrestuarin e 7 për grabitjen në Rinas në 9 prill. 48-vjeçari ka qëndruar i heshtur para gjykatës, ndërsa në momentin që i është komunikuar masa e sigurisë ka reaguar duke u shprehur se nuk ka lidhje me ngjarjen.

Kanaçi u ndalua fundjavën e shkuar, ku në banesë iu gjet një shumë prej më shumë se 100 mijë eurosh. 48-vjeçari gjithashtu gjatë seancës ka mohuar që paratë e gjetura në shtëpinë e tij të kenë lidhje me grabitjen e Rinasit.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/i-arrestuari-i-7-te-grabitjen-ne-rinas-kyc-gojen-para-gjykates

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Free Traffic Exchange