Reshjet e reja të shiut sërish shkaktuan dëme në Poroj të Tetovës, duke lënë të ndarë fshatin në gjysmë, shkaku i rrënimit të urës së vogël që lidh të dy anët. Kjo është hera e tretë me radhë që brenda tre viteve, ky fshat përmbytet ndërkohë që pushtetarët edhe pse vazhdimisht kanë premtuar se do të marrin masa për vendosjen e digave me qëllim mbrojtjen e fshatit nga përmbytjet e reja, një gjë e tillë nuk ka ndodhur. Banorët shprehen të revoltuar nga premtimet e parealizuara.