Ministri Lleshaj: Nuk kam informacion që Basha është kërcënuar - News, Lajme - Vizion Plus

2019-06-18 1

http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Ministri Brendshëm, Sandër Lleshaj ka mohuar që të ketë informacione mbi kërcënimet ndaj kreut demokrat, Lulzim Basha.I pyetur nga mediat në përfundim të takimit që zhvilloi në Vlorë, Lleshaj pohoi se është takuar me truprojën e Bashës duke theksuar se ka qenë takim në kuadër të punës.Sa i takon letërs së dërguar nga ana e Gazment Bardhit, ministri deklaroi se nuk e ka lexuar ende atë."Nuk kam asnje informacion qe Basha eshte kercenuar. Takime me truproja te gardes kam pasur, kjo eshte puna ime e perditshme te takoj truproja te gardes te pyese ata per vijimin e punes sime. Letra e Gazmend Bardhit me ka ardhur, e keni dhe ne gazete por ende nuk e kam lexuar, e perseris nuk kam asnje i formacion qe kryetari Basha te jete kercenuar.?Ministri u ndal edhe tek zgjedhjet lokale.  Lleshaj paralajmëroi të gjithë kryebashkiakët që po përpiqen që të bllokojnë zgjedhjet që të mos dalin kunër ligjit pasi në të kundërt do të përballen me forcën e ligjit.?Ka disa kryetar bashkise dhe individe qe duan te pengojne procesi   por nuk e arrijne dot pasi cdo gje eshte kushtetuese. Kryetaret e bashksie dhe individet duhet ta heqin nga mendja fjalen dhune. Procesi zgjedhor do te vijoje pavaresisht tensioneve. Kush mundohet te pengoje procesin zgjedhor do te perballet me forcen e ligjit?

Free Traffic Exchange