#rtvora
Komisioni Parlamentar i Ligjeve do të vendosë brenda 15 ditëve për t'i propozuar parlamentit nisjen e hetimeve për shkarkimin e presidentit Ilir Meta. Në debate do të përfshihen dhe deputetët e opozitës së re parlamentare, ndërsa kreut të shtetit do t'i jepet mundësia të paraqesë argumentet nëse do të dëshirojë ta bëjë një veprim të tillë.
Socialistët me mbështetjen e deputetëve të rinj të ardhur nga lista e PD dhe e LSI do të nisin shqyrtimin e kërkesës për ngritjen e komisionit hetimor ndaj presidentit Ilir Meta të firmosur nga 55 deputetë.
Me arsyetimin që kreu i shtetit ka marrë atributet e qytetarëve dhe Kuvendit, mazhoranca kërkon të mos humbasë kohe për nisjen e procedurës për shkarkimin e tij.
Duke u bazuar në nenin 112 të rregullores së Kuvendit, Komisioni i Ligjeve ka afat 15 ditë që nga marrja e kërkesës për t?i paraqitur Kuvendit raportin dhe propozimin për ngritjen ose jo të komisionit hetimor.
Gjatë shqyrtimit të nismës, presidenti do të ketë të drejtë të japë argumentet e tij për anulimin e zgjedhjeve. Nëse deputetët e ligjeve votojnë kundër nismës, procedura e shkarkimit ndërpritet, por me gjasë shumica është e bindur për të vazhduar procesin në seancë parlamentare.
Brenda dy ditëve pas votimit në seancë ngrihet komisioni hetimor, i cili është i detyruar të thërrasë për të dëgjuar kreun e Shtetit. Në përfundim të hetimit, komisioni duhet t?i paraqesë Kuvendit raportin me arsyetimet nëse ekzistojnë shkaqet për shkarkimin. Në këtë rast do të kërkohet zhvillimi i një seance të posaçme, pa debat dhe ku presidenti do të ketë të drejtën të parashtrojë argumentet e tij.
PS i duhet 94 vota për të miratuar kërkesën për të shkarkuar Ilir Metën. Pavarësisht vullnetit të PS për t?i shkuar deri në fund procedurave, fjalën e fundit duhet ta thotë Gjykata Kushtetuese e cila ende mbetet jashtë funksionit pasi ka vetëm 1 anëtar nga 6 që duhen për zhvillimin e një seance.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/shkarkimi-i-metes-komisioni-i-ligjeve-do-nise-diskutimin
Follow Ora News
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz