#rtvora
Ministri i Brendshëm Sadër Lleshaj deklaron se nuk ka dijeni që kryetari i PD-së të jetë kërcënuar. Ndërsa takimet me truprojet e gardës që ruajnë Bashën i quan pjesë të punës së tij të përditshme.
"Nuk kam asnjë informacion që Basha është kërcënuar.Takime me truproja te gardes kam pasur, kjo është puna ime e përditshme. Të takoj truproja të gardës" u shpreh Lleshaj.
Deklarata u bë paraditen e sotme nga qyteti i Vlorës ku ndodhet për një vizitë në terminalin e ri të pasagjerëve në portin e Vlorës.
Lleshaj e pranon se i ka ardhur shkresa e firmosur nga Gamzend Bardhi që e informon në lidhje me një kërcënim ndaj kreut të PD, Lulzim Basha por " ende nuk e kam lexuar. E përsëris nuk kam asnjë informacion që kryetari Basha të jetë kërcënuar"
Askush nuk pengon procesin zgjedhor
Ministri i Brendshëm foli edhe për 30 qershorin dhe u bëri thirrje kryetarëve të bashkive të heqin nga mendja fjalën dhunë .
Sander Lleshaj: "Ka disa kryetarë bashkie dhe individë që duan të pengojnë procesin por nuk e arrijnë dot pasi çdo gjë është kushtetuese. Kryetarët e bashkive dhe individë duhet ta heqin nga mendja fjalën dhunë. Procesi zgjedhor do të vijojë pavarësisht tensioneve. Kush mundohet të pengojë procesin zgjedhor do të përballet me forcën e ligjit."
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/lleshaj-nuk-kam-asnje-informacion-qe-basha-eshte-kercenuar
Follow Ora News
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz