RTV Ora - Sërish përplasje në Shkodër, Ademi: Persona të paidentifikuar kanë hyrë në KZAZ

2019-06-18 0

#rtvora
Edhe sot ka pasur përplasje në KZAZ nr.2 në Shkodër mes Policisë së Shtetit dhe Policisë Bashkiake. Kryetarja e bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi ka deklaruar se Pallati i Sportit është tentuar të uzurpohet nga militantë të Ramës.

"Të mbështetur nga Policia e Shtetit, persona të paidentifikuar, kanë tentuar të shpërthejnë derën e Pallatit të Sportit por nuk ia kanë dalë pas ndëryrjes së Policisë Bashkiake. Për këtë cënim të rëndë të autonomisë vendore nga qeveria e Edi Ramës kam vënë në dijeni institucionet dhe organizmat ndërkombëtare, për të cilët qeverisja vendore e qyteteve, është e shenjtë", ka thënë Ademi në një deklaratë.

Ademi denoncoi gjithashtu se mbrëmjen e djeshme, dy persona të paidentifikuar me urdhër të policisë kanë hyrë në dy KZAZ-të e qytetit.

"Mbrëmë në dy KZAZ persona të paidentifikuar kanë hyrë me urdhër të policisë. Ata nuk kanë një autorizim për ta bërë këtë. Prandaj kërkesa ime është që larg dhunës dhe larg cdo përpjekje tjetër për të cënuar institucionet e shtetit. Ata nuk janë në funksion të një procesi farsë të dhunuar dhe të dirigjuar nga Rama. Unë kërkoj që gjithsecili të ruajë qetësinë", u shpreh Ademi.

Ademi tha se nuk ka urdhër me shkrim për veprimet e policisë së shteti, por ata veprojnë me urdhër kriminal të Ramës

"Ne jemi në detyrë dhe askush nuk mund të guxojë, uzurpojë dhe dhunojë punonjësit e institucioneve publike. Kam pasur një komunikim me drejtorin e policisë, i kam kërkuar dhe një shkresë mbi çfarë baza veprojnë dhe deri tani nuk ka asnjë urdhër. Ata veprojnë në bazë të urdhërave kriminale të kryeministrit të Shqipërisë", tha kryebashkiakja.

Ademi tha se policia duhet të veprojë sipas ligjit, përndryshe secili do të përdore mjetet ligjore për tu përballur, qoftë edhe me policinë e shteti.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/serish-perplasje-ne-kzaz-2-ne-shkoder
Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Free Traffic Exchange