http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Kryeministri Rama pranoi vërtetesinë e një prej audio-pergjimeve të BILD ku ai dëgjohej të bisedonte ne telefon me Arben Keshin që sipas gazetës gjermane në atë kohë ka qënë drejtor në Ministrinë e Brendshme, madje kreu i qeverise nuk nguroi ta publikonte vete audio-pergjimin ne rrjetet sociale.Por në reagimin e tij të dytë për këtë cështje, Rama thotë se kjo është një gënjeshter e madhe pasi Arben Keshi nuk ka qënë polic në atë periudhë por ka qënë gjithë kohën sipas tij, kandidat për kryetar komune në Maqellarë.Madje Rama shton se këtë bisedë që u publikua me Arben Keshin do ta bënte sërish e në cdo kohë.Çfarë mjerimi dhe çfarë përpjekje e dëshpëruar për manipulimin e njerëzve dhe nxirjen e Shqipërisë!Çfarë gënjeshtre:AK s?ka punuar në polici asokohe dhe ka qenë denbabaden kandidat komune në Maqellarë.E konfirmoj këtë bisedë dhe do e bëja prapë njësoj!Kush ka veshë le të dëgjojKryeministri shton se është një skandal I turpshëm I gatuar sipas tij nga shërbëtori famëkeq I Saliut në prokurori. Rama shton se ky prokoror nuk është gjë tjetër vecse një birbo që doli cullak nga Vetingu dhe tani bën bëngjë tjetër vecse shkeli sekretin hetimor duke I përdorur përgjimet për shantazhe politike.Ky është i gjithi një skandal i turpshëm,i gatuar nga shërbëtori famëkeq i Saliut në prokurori+një birbo tjetër që doli cullak nga Vetingu, të cilët jo vetëm kanë shkelur ligjin për sekretin hetimor, duke i përdorur përgjimet për shantazhe e lojë politike, po s?kanë hetuar asgje!