#rtvora
Rreth 1.5 milionë euro pasuri janë sekuestruar në pronësi të Admir Muratajt dhe familjarëve të tij, i cili u vra gjatë përplasjes me policinë gjatë grabitjes së 6 milionë eurove në pistën e aeroportit të Rinasit.
Sipas policisë, "sekuestrimi i pasurisë është bërë në kuadër të luftës kundër krimit të organizuar, në vijim të punës për gjurmimin, evidentimin dhe sekuestrimin e pasurive që rrjedhin nga veprimtaria kriminale."
Pasuritë e paluajtshme i përkisnin Admir Muratajt dhe dy vëllezërve të tij, Aleksandër (Shpëtim) Murataj dhe Can Murataj.
Pasuritë e sekuestruara
Vilë 3 - katëshe e ndodhur në Prezë, Tiranë, me një sipërfaqe totale ndërtimi 300 m2 në emër të shtetasit A. M.
Tokë truall me sipërfaqe 600.3 m2 e shtetasit A. M., ndodhur afër Saukut,
Garazh me sipërfaqe 23 m2, në emër të shtetasit A. M., blerë në vitin 2016
Apartament me sipërfaqe 100.5 m2, në emër të shtetasit A. M.
Tokë truall, në emër të shtetasit A. M.
Apartament banimi në Sarandë, i porositur në datë 05.07.2012 tek një shoqëri ndërtimi, kundrejt shumës 90 000 euro.
Apartament, me sipërfaqe 71 m2, në emër të shtetases A. A.
9 automjete të llojeve të ndryshme relativisht të shtrenjta.
Vlera e pasurive të sekuestruara llogaritet rreth 1,5 milion euro.
Policia thotë se "Pasuritë e sekuestruara janë lënë në administrim të Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara."
Po punohet për identifikimin e pasurive dhe aseteve të tjera që kanë këta shtetas, por që nuk i kanë të regjistruar në emër të tyre.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/sekuestrohen-rreth-15-milion-euro-pasuri-ja-kujt-i-perkiste
Follow RTV Ora
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz