Report TV - Kandidati për bashkinë e Këlcyrës mallkon Metën: Ishalla vdes se ishte edhe sëmurë

2019-06-16 3

Kandidati për kryetar Bashkie i Këlcyrës, Hazbi Kasaj me anë të një video ka komentuar situatën në vend si dhe ka bërë një reagim të fortë për presidenti Meta dhe për dekretin për zgjedhjet e 30 qershorit, ku nuk kanë munguar as mallkimet kundrejt tij.

Kasaj, në video dëgjohet teksa thotë se Meta është sipas tij njeriu më i trashë në Shqipëri dhe e cilëson si një person pa kulturë. Më pas Kasaj ka bërë edhe një mallkim për Metën duke thënë se ka dëgjuar se është sëmurë dhe i ka uruar vdekjen.

?Meta është njeriu më i trashë në të Republikën e Shqipërisë, njeriu më me pa kulturë. Ai duhet të më thërras mua për të zgjidhur. Ai ngatërroi vendin dhe veten e tij. Nuk ka zgjedhjet do bëhen.

Me Edi Ramën në krye zgjedhjet do bëhen, se ai është kryeministër. Sido që të jetë duhet ta respektosh, Nuk mund të thuash ik ti të vij un. Presidenti më mirë, se është sëmurë siç e pash në media para disa ditëve, ishalla na vdes? ? tha Kasaj

Kujtojmë se Kasaj është kthyer në një nga kandidatët më karizmatik për bashkin ëe Këlcyrës për shkak të deklaratve të tij të çuditshme. Vetëm pak kohë më parë në një intervistë për Report Tv, Hazbi Kasaj deklaronte se do të hapte shtëpi publike dhe se do të legalizonte hashashin .

"Afati i të pavarurit kishte kaluar. Para pak ditësh unë thash sloganin tim: ?Puno pak, ha shumë dhe bëj qejf ". Nëse do bëhem kryebashkiak të jeni të bindur dhe rinia e Tepelenës, Gjirokastër dhe Përmetit do të banojnë këtu.. Do të ikin vetëm një muaj në vit për turist nëpër botë. Greqi , Francë e Angli. Ata do kenë bollëkun do kenë paranë. Pak Punë dhe shumë qejf. Qejfi është i shumë llojshëm. Dikush do shpinë publike, dikush do argëtimin, dikush boksin. Bashkia Këlcyrë me kryetar mua do ti ketë të programuara këto. do hapim shpia publike do legalizohet hashashi me referendum . Unë jam me 1000% i sigurtë që kryeministri do të na lejojë ta hapim shpi publike dhe të legalizojmë hashashin, të furnizojmë botën me hashash" deklaronte ai.