Demokratët tenojnë ti bllokojnë rrugën Ramës dhe në Pogradec, i hedhin çadrën

2019-06-16 0

Militantët e PD-së dhe LSI janë mbledhur për t'i bllokuar rrugën kryeministrit Rama që po kthehet nga Pusteci për takimin për të prezantuar kandidatin në Pogradec. Të pranishëm janë edhe ish-deputetët Klevis Balliu, Ervin Salianji, Endri Brahimllari dhe simpatizantë të tjerë të opozitës. Ndërkohë që policia ka marrë masat për të shmangur incidentet dhe bllokimin e rrugës. Pak ditë më parë në Librazhd u shënuan incidente, pasi u godit eskorta e kryeministrit.