Kryeministri Edi Rama mbrëmjen e së shtunës e mbylli në qytetin e Korçës, në përmbyllje të takimeve elektorale në këtë qark. Në Korçën që gjithmonë e merr malli ta vizitojë, siå ai u shpreh, shefi i mazhorancës kërkoi mbështetjen e qytetarëve për kandidaturën e Sotiraq Filos, aktualisht kryetar Bashkie në garë më 30 qershor për një mandat të dytë.
Kreu i qeverisë tha se pavarësisht se opozita ka braktisur zgjedhjet, pjesëmarrja në këtë takim është më e madhe se asnjëherë më parë.
"Megjithëse nuk kemi kundërshtarë unë shoh përballë meje masën më të madhe të njerëzve që janë mbledhur për të mbështetur PS-në, për të mbështetur një kandidaturë të PS-së, dhe besoj kjo lidhet me faktin që ju jeni këtu jo thjesht për të mbështetur Sotiraq Filon, por familjen dhe qytetin tuaj", tha Rama.