Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji ka debatuar me zv.drejtorin e policisë së Shtetit, Gjovalin Loka. Në këtë debat, nuk kanë munguar edhe ofezat personale nga ana e ish-deputetit, i cili e ka etiketuar Lokën si "servil i Ramës" . Teksa i ka kërkuar që t'i drejtohet me respekt, ai i është drejtuar me një fjalor jo shumë të përshtatshëm për një deputet, duke i thënë " të heq pantallonat nga koka".
Salianji: Je servil i pushtetit. Nga shërbetor i Bajrave përfundove në rrugë si shërbëtor i Ramës. Të ishte personalisht të heq pantallonat nga koka, respekto ligjin dhe mu drejto me respekt. Je i tredhur nga krimi dhe nga Bajrat, mos bëj të fortin me qytetarin.
Loka: Je marë me të gjithë, por mua më njeh ndryshe