Nga tregu agro ushqimor te rrugët, ja projekti i Veliajt për fshatin në mandatin e dytë

2019-06-15 3

anorët e fshatrave të Ndroqit nuk do të duhen të shqetësohen më për shitjen e produkteve ushqimore. Së shpejti ata do të kenë edhe një treg shumice për produktet bujqësore duke thyer monopolin aktual që ka tregu i vetëm agro-ushqimor që ndodhet në kryeqytet. Gjatë takimit elektoral me banorët e Ndroqit, kandidati i ?Aleancës për Shqipërinë Europiane?, Erion Veliaj deklaroi se përmes këtij vendimi do t?i jepet një impuls i ri zhvillimit të ekonomisë lokale.

?Mezi pres që të bëjmë disa gjëra për fshatin. Në mbledhjen e fundit të Këshillit bashkiak ne themeluam Agjencinë tonë të tregut të shumicës publik, jo privat, për t?iu përgjigjur kërkesës së shumë fermerëve këtu të cilët më kanë thënë gjatë gjithë këtyre viteve: ?Na rropën atje në Kashar. Le ta bëjë privati, por le të ketë edhe një shtetëror. Le ta bëjë ai me lek dhe kush do të shkojë atje, por le të ketë edhe një alternativë tjetër?. Krijimi i tregut të bashkisë, i tregut publik, që të konkurrojë tregun privat dhe ti japë një alternativë tjetër, për fermerin tonë ku mund të shesë sa të dojë kur të dojë, pa asnjë pengesë, është mënyra më e mirë për ta çliruar këtë situatë. Ne kemi dy mundësi, ose I futemi me gjyqe, me kontrata, me apelime, me bllokime që e dimë prej burokracisë zgjat pa fund, ose themi ti vazhdo punën tënde, por nuk do të na pengosh që ne të vazhdojmë punën tonë dhe shumë shpejt do kemi tregun e shumicës agro-ushqimor të Bashkisë Tiranës ku të gjithë ata që punojnë me punë të ndershme të kenë mundësi që ta bëjnë pa asnjë barrierë shitjen e tyre?, deklaroi Veliaj.