Gjenden 100 mijë euro nga paratë e grabitura në Rinas, arrestohet personi që ndihmoi autorët

2019-06-15 5

Vihet në pranga Hasan Kanaçi 48-vjeç, personi i cili ndihmoi nga brenda grabitësit e miliona eurove në datë 9 prill në aeroportin e Rinasit. Sipas policisë gjatë ndalimit të tij janë sekuestruar një sasi e konsiderueshme vlerë monetare në valutë (euro, paund, dollarë) dhe në lekë, e cila dyshohet se është një pjesë nga shuma e parave të grabitura në Rinas.

Gazetarja e Report tv Xhensila Kodra raporton se gjatë operacionit të policisë janë sekuestruar në total më shumë se 100 mijë euro, pjesë më e madhe e të cilave janë gjetur në banesën e Hasan Kanaçit, ndërsa pjesë tjetër janë gjetur të fsheura në disa objekte të ndryshme.

Nga ana tjetër gazetari i Report tv Arsen Rusta raporton se i arrestuari si bashkëpunëtor i grabitësve është një pjesëtar i stafit në pjesën cargo (zona ku përpunohen mallrat dhe lekët e bankave). Dyshohet se personi ka njoftuar për futjen e parave në pistë, orarin dhe lëvizjet.