http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV ?Problemet? ende pa nisur mirë sezoni turistk bënë qe ministri i brendshëm Sander Lleshaj te thërrasë ne nje takim me dyer te mbyllura drejtuesit e policise ne qarqe dhe ato te kufirit.Sipas burimeve ne fokus te diskutimeve ishin kryesisht ankesat e qytetarëve për trafikun dhe rradhët kilometrike në fundjavë në autostradën Tiranë Durrës dhe disa zona bregdetare. Për këtë ministri I brendshëm ka kërkuar patrullime të lëvizshme në këtë segment ndërsa për cdo shkelje të ligjit drejtuesit do të ndëshkohen.Për sa I përket pikave kufitare ministri Lleshaj ka kërkuar të krijohen lehtësi ne lëvizje per turistet , sidomos ato te huaj te cilen nuk duhet te hasin vështirësi në hyrje.Lleshaj po ashtu u ka kërkuar drejtuesve te policise te vijojne detyren pa u ndikuar nga situata politike me fokus rendin dhe sigurine pergjate sezonit turistik.Gjithashtu ministri ka kërkuar më shumë angazhim edhe në ndërgjegjësimin e drejtuesve te mjeteve ne rruge. Si pasojë e shpejtësisë dhe përdorimit të alkoolit në timon vetem gjate 24 oreve te fundit, dy persona humbën jetën në Tiranë ne dy aksidente te ndryshme.