http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Ministri i brendshem Sander Lleshaj e sheh te pamundur nje skenar te shperndarjes se parlamentit nga presidenti i republikes.Ne intervisten per edicionin qendror te lajmeve ne Vizion plus, Lleshaj i kujtoi kreut te shtetit se Shqipëria eshte republike parlamentare e se presidenti nuk ka asnje tager mbi kuvendin. SANDER LLESHAJMINISTER I BRENDSHEM Nuk besoj se mund të kishte hapësirë ligjore, as Kushtetuese por as logjike që Presidenti që është zgjdhur nga ky Parlament të tentojë të shpërndajë një Parlament ndaj të cilit nuk ka asnjë tagër për arsye se për shkak të Republikës sonë Parlamentare presidenti është I dal prej këtij Parlamenti dhe nuk mund të përmbyset bota. Sepse nëse presidenti do t?I lejonte vetes të zhbënte organin prej të cilit I buron gjithë fuqia politike e Kushtetuese dhe institucionale do të thotë që të ishim në një situatë absurdi. Dhe besoj se pa u kthyer bota përmbys kjo nuk mund të ndodhi. Rezoluten e miratuar me 100 vota ne parlament Lleshaj e konsideron nje mesazh te qarte per presidentin. Te enjten Ilir Meta humbi votbesimin e Parlamentit prej nga ka dal dhe është zgjedhur. Dikur është zgjedhur me 87 vota dhe dje morri 100 vota kundër. Është një shenjë, një mesazh shumë I qartë që përfaqësuesi I sovranit, pra I popullit I jep Presidentit të Republikës si një shans reflektimi për të mos shkuar më tej në thyerjen e ligjit dhe shkeljes së Kushtetutës. Këtë shof unë si lajm themelor të djeshëm. Se çfarë do të bëhert më tej kjo është një çështje që meriton kohën e vetë. Per ministrin e brendshem nuk ka asnje dyshim se shqiptaret do te votojne ne 30 qershor per te zgjedhur drejtuesit e njesive venditore .Por ai pranon se ka informacione se do te kete perpjekje per te prishur procesin? Kemi informacione që ka përpjekje ka plane ka organizime për të bërë të mudnur cënimin e procesit zgjedhor. Për të bërë të pamudnur që qytetarët shqiptarë të shkojnë të ushtrojnë lirisht të derjtën e tyre për të votuar apo mosvotuar. Por këto informacione lidhen me element, lidhen me grupe të caktuara. Ndërkohë që kujtdo që medon që mund të intimidojë, cënojë apo dëmtojë procesin zgjedhor duhet t?I themi që tërhiquni nga idetë e gabuara nga iluzionet e gabuara për arsye se do të keni përballë Ligjin, Kushtetutën Shqiptare. Do të keni përballë qytetarët e vendit të cilët mbrojnë të drejtën e tyre për të votuar, DO keni përballë aleatët partnerët; miqtë e Shqipërisë të cilët janë në mbështetje të këtij procesi jetik për vendin. Ministri i brendshem u ndal edhe te operacioni i policise ne Elbasan dhe siguroi se do te goditen edhe anetaret e tjere te grupit kriminal te drejtuar nga pjestaret e tjere te fisit Capja.