RTV Ora - KQZ i përgjigjet kryebashkiakëve të PD: Mos cënoni KZAZ-të!

2019-06-14 0

#rtvora

"Lufta" ka filluar edhe në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. Pas kërkesës që kryebashkiakët e djathtë për heqjen e listave të votimit nga ambientet publike si dhe lirimin e ambienteve të parashikuara për zhvillimin e votimeve, ka ardhur edhe një reagim nga zëdhënësja e KQZ, Drilona Hoxhaj.

Drilona Hoxhaj: Sot, kryetaret e bashkive Mat, Kamëz, Kavajë, Gjirokastër, Dropull, Përmet, Delvinë, Shkodër, Tropojë, kanë kërkuar shkresërisht lirimin e mënjëhershëm të ambienteve ku janë vendosur selitë e KZAZ-ve dhe Vendet e Numërimit të Votave, si edhe ndërprerjen e veprimeve për afishimin e listave të zgjedhësve ose heqjen tyre nga ambjentet e shkollave që janë në administrim të bashkive.

Gjithashtu, edhe kryetarët e bashkive Peqin dhe Përrenjas, kanë ndërmarrë veprime përmes të cilave nuk po lejojnë KZAZ-të të ushtrojnë detyrat e tyre në ambjentet e selive të KZAZ-ve apo VNV-ve.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, vlerëson se këto kërkesa dhe veprime janë në shkelje flagrante të dispozitave të Kodit Zgjedhor, parimeve të përgjithshme të tij, dhe i ngarkojnë kryetarët e këtyre bashkive me përgjegjësi penale dhe administrative sipas legjislacionit në fuqi në Republikën e Shqipërisë.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/kqz-mos-cenoni-procesin-zgjedhor
Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz