ashkitë e drejtuara nga përfaqësues të PD-së dhe LSI-së në të gjithë vendin nuk i binden Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, nga ana tjetër kryeministri i ka bërë thirrje të mos bien pre e katërshes që drejton opozitën pasi ligji nuk ka mëdyshje.
Nga veriu në jug, të gjitha bashkitë i kanë drejtuar (pjesa tjetër pritet) nga një letër KQZ-së dhe për dijeni Ministrisë së Brendshme ku kërkojnë që të lirohen hapësirat që janë përcaktuar për vendosjen e KZAZ-ve për zgjedhjet lokale, pas dekretit të Presidentit Meta për të anuluar 30 Qershorin.
Por shumica shprehet e vendosur për zhvillimin e zgjedhjeve, ndërsa edhe KQZ e ka injoruar vendimin e kreut të shtetit duke vijuar përgatitjet për 30 Qershorin. "Bashkitë janë të dyzuar me dy dekretet dhe sa kohe që nuk ka një vendim nga gjykata Kushtetuese duhet të zbatojnë dekretin e dytë të Presidentit në të kundërt mbajnë përgjegjësi ligjore, KQZ, ministria e Brendshme, duhet urgjentisht të nxjerrë urdhra për të shpjeguar si mund të bëhen në Shqipëri zgjedhjet monopartiake. KZAZ ndodhet në pallatin e Kulturës dhe kërkojnë që të lirohet" deklaroi kryetari i bashkisë së Kukësit, Bashkim Shehu.