Gënjeshtarë të vegjël? është romani psikologjik, që rikthen shkrimtarin Fatos Kongoli tek lexuesi i tij, një vit pas kapërcimit të një sëmundjeje të rëndë. Subjekti i romanit me të cilin u vlerësua në Panairin e Librit në Prishtinë, si ?Shkrimtari i vitit 2019? ka në qendër një aventurë të protagonistit, të Alpinit, nëpërmjet të cilit përshkruhet edhe realiteti shqiptar. Autori Fatos Kongoli ndalet tek rëndësia e këtij vlerësimi, që ka marrë në tokën ku letërsia e tij është mirëpritur për herë të parë, që në vitin 1985, me romanin e parë ?Ne të tre?.
?Unë jam kthyer nga Panairi i Prishtinës, ku isha i ftuar nderi, me përshtypjet më të shkëlqyera. Më së pari vrenjta atë që e dija shumë mirë, edhe që ma pohuan të gjithë dashamirësit e mi në Kosovë, se atje më vlerësojnë shumë. Jo sot, por librat e mi kanë nisur që të vlerësohen masivisht në Kosovë, që kur unë kam botuar romanin ?Ne të tre? në vitin 1985, që këtu u mirëprit më këmbë të para. Kësaj here sapo kisha botuar romanin ?Gënjeshtarë të vegjël? që falë tij, u vlerësova me çmim edhe për këtë jam shumë i kënaqur. Tashti unë jam në një moshë, që sidoqoftë, jo se nuk më bën përshtypje kjo pritje e mirë që iu bë këtij libri, por jam i prirur që ta marrë qetësisht?, shprehet shkrimtari Fatos Kongoli.
Njohjet e tij me Kosovën janë të kahershme, edhe pse fillimisht kanë qenë librat e tij ata që kanë trokitur më herët në territorin e Kosovës, ndërsa Kongoli do ta vizitonte këtë vend, vetëm pas rënies së komunizmit.
?Kur u botua romani ?Ne të tre? unë nuk kisha qenë ndonjëherë në Kosovë. Nuk kisha asnjë kontakt, sepse nuk shkoja dot. Ndërsa, pas përmbysjes së diktaturës kam shkuar disa herë. As vet nuk e mendoja, që do ta botoja këtë libër, që do ta rrimerrja veten deri në atë masë sa të bëhesha i aftë për të shkruar, por ja që kështu ndodhi?, shton Kongoli gjatë Panairit të Librit treditor në Kalanë e Tiranës.