Shkarkohet gjyqtari i Apelit të Krimeve të Rënda - News, Lajme - Vizion Plus

2019-06-14 6

http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar nga detyra gjyqtarin e Apelit të Krimeve të Rënda, Idriz Mulkurti.KPK në seancën dëgjimore të zhvilluar për gjyqtarin ka konstatuar problem me pasurinë.Në argumentimin e komisionit thuhet se gjatë analizës së dokumentacionit është vënë re mungesë burimesh të ligjshme për këstin 20 mijë euro të një apartamenti si dhe shkollimin e të birit në Britaninë e Madhe, ndërkohë që avokati i gjyqtarit të Apelit për Krime të Rënda kontestoi trupin gjykues dhe analizën financiare.Ndërkohë, përsa i përket profesionalizmit edhe pse është vlerësuar pozitivisht duke u cilësuar si ?mesatar?, Drejtoria e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar  dhe KPK nuk kanë gjetur problem.Sipas tyre gjyqtarin Idriz Mulkurti është i përshtatshëm për vazhdimin e detyrës lidhur me këtë kriter.